INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dashuria ka vdekur”! Ndarja shokuese e çiftit të artë të Hollivudit shkatërron internetin! [FOTO]

“Dashuria ka vdekur”! Ndarja shokuese e çiftit të artë të Hollivudit shkatërron internetin! [FOTO]

Publikuar më: 11:26 07-08-2017

Të thuash që nuk e pritën mirë, nuk ke thënë asgjë!

Fansat e çiftit të artë të Hollivudit, Chris Pratt dhe Anna Faris ndanë mesazhe emocionale në rrjetet sociale mbi ndarjen shokuese. Çifti i cili ka qenë i martuar për 8 vjet bëri publik lajmin tronditës ditën e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale. Aktori 38 vjeçar Pratt postoi një deklaratë të përbashkët në Facebook: “Anna dhe unë jemi të trishtuar që bëjmë publik lajmin se po ndahemi ligjërisht. Jemi përpjekur shumë fort për shumë gjatë dhe jemi shumë të zhgënjyer. Djali ynë ka dy prindër që e duan shumë dhe për shkak të tij duam ta mbajmë situatën sa më private të mundemi ndërkohë që ecim përpara. Ne ende kemi dashuri për njëri-tjetrin, gjithmonë do ta kujtojmë me dashuri kohën tonë bashkë dhe do vazhdojmë të kemi respektin më të thellë për nëjri-tjetrin”. Ky lajm nuk është marrë aspak mirë nga fansat, të cilët kanë reaguar me mesazhe të forta si “dashuria ka vdekur” apo “nuk e di më se çfarë është dashuria”. Mesa duket dy aktorët ishin kthyer në një orët ishin kthyer në një çift ikonë, shumë më shumë se ç’e kishin menduar edhe ata vetë.

chrfar.jpg

break1.jpg

break2.jpg

break3.jpg

break4.jpg

break5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044379234313965