INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

''Dashuri nën ujë''/ Studiuesit filmojnë për herë të parë një PUTHJE balenash [VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 12:47 25-06-2019

Studiuesit kanë parë një sjellje te balenat Orka të cilën nuk e kishin vënë re më herët.

Në një video që po bëhet virale në internet Orkat shfaqen duke bërë një veprim që ngjan si puthje.

Dy balena në kopshtin zoologjik në Loro Parque në Spanjë bënë një sjellje që nuk ishte bërë më parë, e cila mendohet si një pajtim pas një ‘’zënke’’ balenash.

dashuria.jpg

Sipas studiuesve veprimi ku Orka lëpin Okën tjetër, është një lloj shprehje dashurie ndaj dy krijesave detare.

Deri tani nuk ishte vënë re ndonjë mënyrë tjetër e shprehjes së afeksionit të balenave ndaj njëra tjetër, përveç asaj që notonin bashkë në mënyrë të sinkronizuar.

Studiuesit shprehen se ky studim është një hap i rëndësishëm në kërkimet e tyre për jetën ujore.

dashuribalenash.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652