INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuri e përjetshme! Çifti Obama urojnë kështu njëri-tjetrin [FOTO]

Dashuri e përjetshme! Çifti Obama urojnë kështu njëri-tjetrin [FOTO]

Publikuar më: 21:24 14-02-2017

Ata janë bashkëshortët perfekt!

Barack dhe Michele Obama po vazhdojnë të shijojnë pushimet e tyre, por kanë gjetur kohë për t’i dërguar publikisht mesazhe të ëmbla njëri-tjetrit për “Shën Valentin”.  

Pasi Obama i la postin Donald Trump, u largua për në ishujt “Virgin” me bashkëshorten e tij dhe duket sikur po shijojnë diellin në ditën e të dashuruarve. U desh pikërisht kjo ditë, që ata të rikthehen në rrjetet sociale, ku kanë postuar urimet në Twitter.

“Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës sime dhe shoku im më i mirë në ishull”, shkroi Michele në një foto të këmbëve të tyre në rërë.

Ndërkohë që Barack postoi një foto të vjetër të tij dhe Michele në Shtëpinë e Bardhë ku shkroi: “Gëzuar Shën Valentinin Michelle Obama! Edhe pse pothuajse 28 vite me ty , akoma plot gjëra të reja për të zbuluar!”

 

Article Logic
Execution time: 0.0040180683135986