INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashamir Shehi bën propozimin: Të shtyhen zgjedhjet vendore, të bëhen bashkë me ato parlamentare, dyshoj se...

Dashamir Shehi bën propozimin: Të shtyhen zgjedhjet vendore, të bëhen bashkë me ato parlamentare, dyshoj se...

Publikuar më: 00:13 24-01-2019

Deputeti Dashamir Shehi u shpreh mbrëmjen e sotme se opozita do të kërkojë që zgjedhjet lokale të shtyhen dhe të bëhen bashkë me ato të përgjithshme. I ftuar në “Arena” Shehi tha se opozita e dy-tre viteve të fundit ka bërë kthesa të papritura, dalje nga parlamenti, hyrje në Parlament, të cilat i kanë dëmtuar shumë imazhin, idenë e koherencës.

Deputeti tha gjithashtu se dyshon tek një pakt midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha kur u pyet në studio dhe deklaroi kështu pasi tha se është natyrë dyshuese. Ai u shpreh se në Shqipëri po ndodh një dramë e madhe dhe nuk ka barazi mes subjekteve politike.

Pjesë nga fjala e tij:

“Opozita e dy-tre viteve të fundit ka bërë kthesa të papritura, dalje nga parlamenti, hyrje në Parlament, të cilat i kanë dëmtuar shumë imazhin, idenë e koherencës. Zt.Basha ka propozuar një linjë të re politike, të ndryshme nga ajo e para. Që unë mendoj se është e duhura. Do të bëjmë luftë inekstreme që të rrëzojmë zt.Rama. Këtë radhë do të na shikojnë shumë. E dyta, jo shkëmbimi i pushtetit me demonstrata. Në demokraci pushteti bëhet nëpërmjet votës. Por, për këtë zt.Basha ka menduar se duhet një kohë më e gjatë. Ne mendojmë që zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme të shtyhen në fund të vitit. Të krijohet një qeveri tranzitore që të marrë përsipër dy-tre detyra. E para, reformimi i zgjedhjeve, e dyta të përmirësojë atmosferën e zgjedhjeve. Nëse ministri thotë që kemi 20 banda në Shqipëri, kjo qeveri 10 banda t'i eliminojë.”

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391