INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Darkë romantike mes Selinit dhe Gimbos në BBV: 'A ndjen diçka për mua?'

Darkë romantike mes Selinit dhe Gimbos në BBV: 'A ndjen diçka për mua?'

Publikuar më: 10:26 28-02-2026

Një mbrëmje larg zhurmës së shtëpisë së Big Brother VIP u kthye në një moment sqarimi për Selinin dhe Gimbos. Me kërkesë të këtij të fundit, Vëllai i Madh organizoi një darkë për dyshen në dhomën e surprizave, duke u dhënë mundësinë të flisnin hapur për raportin e tyre.

Atmosfera romantike u shndërrua shpejt në një bisedë të thellë për ndjenjat dhe pritshmëritë që secili ka ndaj tjetrit. Selini pranoi se që në ditët e para kishte ndier një lloj kimie me të.

Ajo tregoi se, pavarësisht situatave të para dhe dinamikave në shtëpi, kishte pasur një intuitë se mes tyre mund të krijohej një afrimitet i veçantë. “E kam ndjerë që do kishim kimi,” la të kuptohet ajo, duke shtuar se i kishte premtuar vetes që, nëse diçka do të lindte, do ta linte të ndodhte natyrshëm dhe brenda kufijve të saj.

Nga ana tjetër, Gimbo u shpreh se prej kohësh kishte tentuar të kuptonte nëse ndjenjat ishin të ndërsjella. Ai pranoi se pyetjet e shpeshta drejtuar Selinit vinin nga dëshira për të marrë një përgjigje të qartë, pasi kishte nisur të ndiente diçka më shumë për të.

“Kam dashur që gjërat të ecin qetë, pa imponime,” u shpreh ai, duke shtuar se në disa momente ishte ndjerë edhe i lënduar nga pasiguria.

Megjithatë, Selini u tregua e kujdesshme, duke theksuar se ende nuk ka deklaruar hapur se ka ndjenja për të, çka e lë marrëdhënien e tyre në një pikëpyetje.

Darkë romantike apo thjesht një sqarim mes dy banorëve? Mbetet për t’u parë nëse kjo bisedë do të shënojë një hap përpara në raportin e tyre, apo do të sjellë distancë mes tyre në vijim të lojës.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672