INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Danimarkë, gati ishull-“burg” për emigrantët e paligjshëm [VIDEO]

Danimarkë, gati ishull-“burg” për emigrantët e paligjshëm [VIDEO]

Publikuar më: 12:27 05-12-2018

Danimarka synon të kufizojë azilkërkuesit të cilët janë refuzuar dhe që kanë kryer krime për të jetuar në një ishull të largët jashtë brigjeve.

Është ky njoftimi që ka dhënë qeveria e vendit. Në ishullin e Lindholm, i cili është rreth një milje e gjysmë nga bregu, do të dërgohen ata që nuk mund të qëndrojnë në Danimarkë, por që nuk mund të dëbohen për arsye ligjore dhe prandaj janë në njëfarë lloj ‘favori’ ligjor.

Masa, e kritikuar ashpër nga opozita, është pjesë e marrëveshjes së koalicionit të qeverisë që përfshin Partinë Popullore të Danimarkës (Dansk Folkeparti), të pozicionuar fort kundër emigrantëve.

Ky nuk është i vetmi vendim i marrë nga qeveria e udhëhequr nga konservatorja Lars Rasmusen drejt partisë së pakicës të koalicionit të saj, e cila, me disa parlamentarë, ka arritur të bëjë lëshime të mëdha, veçanërisht në çështjen e emigrantëve.

Me një shpenzim prej 100 milionë dollarë deri në vitin 2021, ishulli do të jetë i arritshëm. Opozita nuk është dakord, por qeveria këmbëngul në vendimin e saj, duke thënë se “nuk është një burg”.

Emigrantët mund të shkojnë në qytet ose të kthehen sërish në ishull. Por natën do të duhet ta kalojnë atë në ishull, të ruajtur nga policia dhe lidhja detare nuk do të jetë konstante. Shkurt, nuk është burg, por diçka shumë e ngjashme.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385