INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dani Alves rekord, futbollisti që ka fituar më shumë trofe në histori

Dani Alves rekord, futbollisti që ka fituar më shumë trofe në histori

Publikuar më: 18:22 01-04-2018

Të vendosësh që futbolli do të jetë profesioni i jetës tënde dhe të mbërrish drejt fundit të karrierës si futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historinë e këtij sporti. Kjo është ëndrra e shumë fëmijëve dhe ajo që po realizon aktualisht Dani Alves, i cili duke fituar finalen e Kupës së Ligës, 3-0 ndaj Monaco, ka ngritur në qiell trofeun e 37-të në karrierë, i dyti me Paris SG.

Pas rreth një muaji mbrojtësi brazilian është i sigurt se do të shpallet kampion i Francës dhe automatikisht do të marrë titullin e 38-të, duke thyer çdo rekord, edhe atë që aktualisht ka barazuar dhe e ndan me Ryan Giggs, i cili ka fituar 37 trofe gjatë karrierës së tij me Manchester United.

Andres Iniesta është në vendin e tretë me 33 trofe të fituar, aq sa Maxwell dhe portieri ukrainas Olexandr Shovkovskiy, i cili ka fituar 14 kampionate të Ukrainës, 13 Kupa të Ukrainës dhe 6 Superkupa të Ukrainës. 32 trofe ka fituar Kenny Dalglish, ndërsa Messi dhe Pique nga 30-të. Po Cristiano Ronaldo sa trofe ka fituar? “Vetëm” 24…/TS/

 

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102