INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin rezultatet e para në ShBA, flet qyteti fatsjellës që zgjodhi 3 nga 4 presidentët e fundit [FOTO]

Dalin rezultatet e para në ShBA, flet qyteti fatsjellës që zgjodhi 3 nga 4 presidentët e fundit [FOTO]

Publikuar më: 12:16 08-11-2016

Me vetëm 8 qytetarë residentë që votojnë dhe 5 herë më shumë gazetarë të pranishëm Dixville Notch e ka thënë fjalën e tij.

Pak minuta kanë mjaftuar jo vetëm për të mbyllur votat por edhe për të zbardhur rezultatin, që shënon 4 vota për Hillary Clinton, 2 për Donald Trump, 1 për Gary Johnson dhe një surprizë të shkruar me dorë, vota për Mitt Romney. Komuniteti i vogël dhe thuajse i harruar në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara është bërë i njohur për faktin se është tradicionalisht vendi i parë që shpall rezultatet për zgjedhjet presidenciale. Dhe megjithëse një vend fare i vogël me një numër në dukje qesharak votuesisht ai përgjatë dy dekadave të fundit ka shërbyer si ogur i mirë për kandidatët që kanë dalë fitues në këtë vend. Votuesit e dedikuar të qytezës kanë zgjedhur plot 3 fitues nga 4 kandidatët e fundit. Në vitin 2000 dhe 2004 parashikuan fitoren e George. W. Bush, ndërsa në vitin 2008 ishte radha e Barack Obama. Në zgjedhjet e fundit megjithëse nuk nxorrën emrin e fituesit, përsëri nuk gabuan pasi në vitin 2012 Romney dhe Obama ndanë në mënyrë të barabartë 10 vota. Mbetet për t’u parë si do shkojë këtë herë, por mbështetësit e Clinton mund të ndjehen më të inkurajuar.

dixon.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613