INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin detajet e reja! Sot e akuzon Loredanën, por s’do ta besoni çfarë ka bërë më parë avokati zviceran për vëllain e saj [FOTO]

Dalin detajet e reja! Sot e akuzon Loredanën, por s’do ta besoni çfarë ka bërë më parë avokati zviceran për vëllain e saj [FOTO]

Publikuar më: 11:26 14-05-2019

Prej ditësh në media po komentohet për ngjarjen dhe akuzat lidhur me Loredanën. Pasi një çift zviceran tha se këngëtarja i kishte marrë 900.000 franga, një tjetër rast u bë i ditur ku ish-shoqja e Loredanës tregonte se ajo dhe vëllai i reperes i kishin marrë kartën e kreditit dhe i kishin harxhuar të gjitha lekët.

E më pas erdhën akuzat e avokatit Valentin Landman i cili e akuzoi Loredanën se është shtirur si vajza e tij duke përdorur identitet të rremë.

Por çdo ditë e më shumë akuza të reja dalin për reperen dhe siç duket tashmë mund të jenë përfshirë edhe anëtarë të tjerë të familjes e bëhet fjalë për njërin prej vëllezërve të reperes që konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke” dhe vëllai i Mozzik-ut, Getinjo.

Siç tregojnë hulumtime të 20min.ch, vëllai i Loredanës është Fatoni, u dëbua nga Zvicra. Në maj të vitit 2016, Gjykata e Luzernit, hodhi poshtë ankesën e tij, pasi Fatoni ishte i ndjekur penalisht. Fatoni u konsiderua si Eskobar dhe gjykata në Luzern e dënoi atë në mars të vitit 2015 me 18 muaj burg.

Por s’paska qenë rastësi fakti që Loredana e njeh avokatin Landman, pasi është pikërisht ky avokat ai që ka mbrojtur vëllain e saj në gjykatë. Sipas një vendimi të datës, 23 maj 2016 të gjykatës së Luzernit, Fatoni do depërtohej nga Zvicra dhe Landman ishte avokati që mbronte vëllain e Loredanës.

Loredana ishte prezantuar me identitetin Ana Landman në këtë ngjarje që ka bërë shumë bujë dhe sipas dokumentave vëllai i saj Fatoni ka përfituar 6900 franga zvicerane.

Pra, paska qenë e menduar mirë?

Burimi: https://www.20min.ch/schweiz/news/story/Landmann-verteidigte-Loredanas-Bruder-14655882

Article Logic
Execution time: 0.003410816192627