INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin DATAT! Ja kur do të jepen provimet e maturës për vitin 2019

Dalin DATAT! Ja kur do të jepen provimet e maturës për vitin 2019

Publikuar më: 14:04 27-12-2018

Është zbardhur urdhri i ministres së Arsimit Lindita Nikola lidhur me datat e provimeve të maturës 2019.

Sipas këtij urdhri provimi për gjuhën e huaj do të jepet në datë 7 qershor 2019. Provimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë në datë 12 qershor, provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 17 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 22 qershor.

Provimet e maturës 2019 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sa i takon vlerësimit, sipas urdhrit të ministres Nikolla, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve.

Ato maturantë/kandidatë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2019, do t'i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607