INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina Zeqiri parashikon kështu të ardhmen e karrierës së saj [VIDEO]

Dafina Zeqiri parashikon kështu të ardhmen e karrierës së saj [VIDEO]

Publikuar më: 11:11 29-05-2017

Një nga ëndrrat e saj ishte depërtimi në tregun amerikan dhe me këngën "Four seasons" ku i ftuar ishte reperi French Montana, ia doli ta bënte realitet. Por duket se Dafina e di si funksionon. Që të arrish aty ku do, duhet të krijosh vizionin më të lartë të mundshëm të  gjërave që kërkon të arrish dhe tani ëndrrat e këngëtares kanë mbërritur në një nivel tjetër. Atë të stadiumeve të mbushura përplot me fansa të saj. Të paktën kjo është idea që ajo ka për të ardhmen e afërt pasi në një postim të fundit në Instagram ku jepen pamje të një stadiumi gjigand, këngëtarja ka shkruar "Kështu do të jenë një ditë koncertet e mia". Duke gjykuar nga rruga që ka bërë në kaq kohë, nuk do të ishte aspak çudi që këto të jenë imazhet që do të na ofrohen nga Daffye shumë shpejt. Nëse ajo ka bindjen dhe beson që mund të ndodhë, atëherë ne përse të mos e besojmë?! /intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537