INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina i jep lamtumirën Kosovës

Dafina i jep lamtumirën Kosovës

Publikuar më: 15:59 14-04-2016

Të lindësh në Suedi, të jetosh në Kosovë dhe të zhvendosesh në Los Angelos.

Mesa duket ky është itinerari i destinuar të përshkojë këngëtarja e njohur. Prej disa javësh tashmë, ajo është zhvendosur në L.A ku ka vendosur të jetojë përgjithmonë. Këtë e ka pohuar vetë Duffye në një video në Snapchat, ku rrëfen se kjo do të jetë shtëpia e saj në vazhdim, ndërsa shëtit me miqtë në makinë, rrugëve të L.A.

Një nga ndikimet në këtë vendim do të ketë qenë i dashuri Rodrigo, por edhe mundësitë që të ofron një vend si LA ku janë të përqëndruara kontaktet më të rëndësishme në botën e artit. Sidooqftë,  sot kemi një arsye më tepër për të folur për Dafinën. Tani që po flasim, 27 vjeçarja do të jetë me siguri në ndonjë nga restorantet chic të L.A, duke festuar ditëlindjen me partnerin dhe ne i urojmë edhe 100!

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883