INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CV e Fleckenstein bëhet virale në rrjet, Europarlamentari vetëm me shkollë të mesme

CV e Fleckenstein bëhet virale në rrjet, Europarlamentari vetëm me shkollë të mesme

Publikuar më: 17:12 01-03-2019

Europarlamenti Knut Fleckenstein ishte bashkë me 6 kolegë të tij në Tiranë të mërkurën dhe të enjte, për të diskutuar krizën politike ku është përfshirë vendi.

Fleckenstein është edhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Gjatë deklaratave të ditës së djeshme ai u shpreh kundër djegies së mandateve nga opozita, kundër protestave dhe tha se zgjedhjet e vitit 2017 nuk ishin blerë.

Pas këtyre deklaratave rrjetet sociale kanë hetuar në lidhje me të shkuarën e tij, duke zbuluar edhe jetëshkrimin e deputetit gjerman në PE, Knut Fleckenstein.

Sipas të dhënave zyrtare të botuara në faqen Europa.eu, rezulton se Fleckenstein nuk ka mbaruar asnjë universitet.

Ai nuk ka punuar në asnjë institucion gjerman dhe para se të zgjidhej deputet i PE-së, ka qenë për 15 vite drejtues i një fondacioni privat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279