INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Culture Trip, në Shqipëri ushqehesh me çomlek[VIDEO]

Publikuar më: 16:36 26-07-2017

Kur do të ushqehesh ndryshe mund të eksplorosh shumë shtete të tjera dhe për këtë arsye kështu mund të shijosh dhe një turizëm ushqimor. Culture Trip ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës bazuar në kërkimet e motorit Google. Shkrimin e ka quajtur: Të vizitosh Europën kur je i uritur?!
Sipas të dhënave nga Culture Trip, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi. E ushqimi më popullor në Shqipëri është “çomleku”, që ka bazë mishin dhe preshin e disa perime të tjera. Pra turistët në google kanë klikuar më shumë këtë ushqim shqiptar, Ndërsa në në Kosovë dhe në Serbi, është sugjeruar një lloj qofte e mbushur me emrin ‘Peskavicë’, në Maqedoni, pjata më popullore është gjella me fasule.
Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’. Pra siç pamë të gjitha ushqimet e rajonit kanë bazë mishin. Nëse zbret në Europë sheh ushqimet të tjera. Italia siç dhe dihet është veçuar për picat e Zvicra për djathin e shkrirë.
Në Angli ushqimi me bazë peshku dhe patate nga kërkimi Google shihet si më i preferuari. Franca, të josh me mishi lope të gatuar me perime dhe salcë. Në Spanjë më e njohura është specialitet vendas i orizit me fruta deti.  Në Gjermani veçohen njoki në formë të çrregullt e bëhen me miell gruri, vezë dhe ujë.
Ndërsa Polonia dhe Rusia janë të njohura për byreçkat të mbushura. Vendet skandinave për ushqime më të lehta si supra të llojeve të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871