INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuditë e motit në 5 vitet  e ardhshme, Organizata Botërore e Meteorologjisë jep të dhëna impresionuese

Çuditë e motit në 5 vitet e ardhshme, Organizata Botërore e Meteorologjisë jep të dhëna impresionuese

Publikuar më: 10:39 24-09-2019

Moti na surprizon shpesh. Një raport i Organizatës Botërore të Meteorologjisë tregon se gjatë pesë viteve të ardhshme, temperatura mesatare globale e Tokës mund të rritet me 1.2-1.3 gradë në krahasim me epokën para-industriale, një shifër që po afron me rrezikshmëri kufijtë maksimalë të miratuar në kuadrin e marrëveshjeve të klimës në Paris. Raportimin e ka bërë në Gjenevë, Maxx Dilley, Drejtori i Organizatës Botërore të Meteorologjisë.

Sipas tij ne duhet të kemi parasysh se këto statistika nuk janë vetëm alarmante, por shpërndajnë çdo ndjenjë të sigurisë së rreme që mund të ketë qenë e pranishme deri më tani. Ai shton se ngrohja globale po përshpejtohet dhe ka rritur rritmin.
Raporti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë regjistron një nivel rekord të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë serë në atmosferë
Ndërsa periudha 5-vjeçare, 2015-2019 do të mbahet mend si më e nxehta në histori, duke regjistruar një rritje prej 0.2 gradë në krahasim me periudhën e mëparshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494