INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit PDIU. Renditet forca e parë në Peshkopi

Çudit PDIU. Renditet forca e parë në Peshkopi

Publikuar më: 19:59 26-06-2017

PDIU kryeson në Peshkopi me 9.985 vota të numëruara deri tani, duke u ndjekur pas nga PARTIA Socialiste e cila ka 615 vota më pak. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, në Peshkopi, PDIU renditet e para me rreth 31 për qind të votave. Ndërsa Partia Demokratike renditet e treta. Nga 6 mandate që ka Qarku i Dibrës , dy shkojnë për Partinë Socialiste, dy për Partinë Demokratike dhe nga një mandat shkon për LSI-në dhe PDIU-në. Nga të dhënat më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , kur kanë mbetur edhe 6 kuti të pa numëruara nga 259 kuti gjithsej, Partia Socialiste ka fituar 34.78 për qind të votave, e ndjekur nga PD me 29.32 për qind, ndërsa LSI-ja renditet e treta me 16.80%, e pasuar nga PDIU me 17.77 për qind. Në Qarkun e Dibrës përfshihet Peshkopia, Bulqiza, Mati dhe Klosi.

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396