INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit imami, kosovarja me të cilën u abuzua vishej në mënyrë provokuese[FOTO]

Çudit imami, kosovarja me të cilën u abuzua vishej në mënyrë provokuese[FOTO]

Publikuar më: 15:25 08-02-2019

Abuzimi seksual për së paku 1 vit i vajzës së mitur nga Drenasi ka tronditur Kosovën dhe ka shkakuar reagime pa fund.

Por, imami i një xhamie në Rahovec Bedri Bytyçi, ka tronditur dhe më shumë duke fajësuar edhe vajzën e mitur e cila në fakt ka qenë viktimë e rastit të abuzimit seksual. Sipas tij, veshja provokative në shkollë e nxënëses ka nxitur mësuesin e paedukatë që ta ngacmojë.

“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacëmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, ka thënë imami Bytyçi.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553