Ndodh rëndom në vendin tonë, ku politika është ulur “këmbëkryq” në futboll dhe e përdor atë për qëllimet e saj.
Kështu ka dashur të bëjë edhe javën e shkuar, kur përballë tyre ishin Burreli e Kamza, ekipe që financohen nga bashkitë Mat e Kamzë, këto bashki të drejtuara nga e djathta.
Ajo ndeshje përfundoi 1-1 dhe dje e ka pësuar administratori i klubit Kastriot Rama, ish-portier i matjanëve, i cili për disa vite me radhë ka qenë pjesë e Laçit në rolin e trajnerëve të portierëve.
Motivacioni i drejtuesve ka qenë për rezultate të dobëta, në një kohë Burreli e ka mbyllur fazën e dytë në vendin e katërt, duke e siguruar mbijetesën në mënyrë direkte.
Vetë Rama, ka folur për mediat e shkruara, ku ka theksuar se i është thënë të tolerojë ndeshjen, pasi ka një marrëveshje mes kryetarëve të bashkive për diçka të tillë, por ai nuk ka pranuar, gjë që ka sjellë edhe shkarkimin e tij.
 
							 
							 
							 
							 
					![Çudira Shqiptare: E shkarkojnë se nuk la ndeshjen [FOTO] Çudira Shqiptare: E shkarkojnë se nuk la ndeshjen [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/b444081dc21deac4a22b669efac2922c_L.jpg?t=-62169988760) 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





