Cristiano Ronaldo është një maniak përsa i përket jetës së ti private. Gazeta gjermane “Der Spiegel” së fundmi ka zbuluar disa të dhëna interesante rreth futbollistit më të famshëm në botë dhe nëpër rrjete sociale.
Portugezi dëshiron të ketë një jetë shumë private, dhe të gjithë ata që merren në punë për të, në momentin që firmosin kontratën, kanë edhe një klauzolë të çuditshme, ku për 70 vite pas vdekjes së tij, apo familjarit të tij të fundit, nuk duhet të flasin apo të tregojnë asgjë në lidhje se çfarë kanë parë brenda shtëpisë.
Shtypi dhe media gjithmonë kanë qenë në kërkim të ngjarjeve të reja rreth jetës së Cristianos, por mesa duket ai i ka marrë parasysh të gjitha masat, në mënyrë që të mos lejojë asgjë të ndërhyjë midis tij dhe futbollit.