INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CR7 sërish “logo” droge, gjenden 131 pako me kokainë [FOTO]

CR7 sërish “logo” droge, gjenden 131 pako me kokainë [FOTO]

Publikuar më: 14:04 08-04-2019

Edhe trafikantët e drogës dinë ta vlerësojnë më të mirin e futbollit dhe për ta është ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Për të disatën herë radhazi logoja CRZ e sulmuesit të Juventus është gjetur e stampuar mbi paketimet e kokainës, që kësaj radhe janë sekuestruar nga policia në Rumani.

Policia ka konfiskuar plot 131 kilogramë kokainë në brigjet e Detit të Zi .Një çantë blu që ka dalë në sipërfaqe në brigjet e detit dhe pasi është hapur janë gjetur pakot me drogë, që kishin mbishkrimin “CR7”.

Kokaina u gjet të shtunën në mëngjes dhe thuhet se ka rënë nga një varkë kontrabandë droge që u kap në rajon në fund të marsit.

Tregtarët duket se kanë futur në lojë imazhin e sulmuesit portugez për të transportuar dhe më pas shitur produktin e tyre në mënyrë të sigurtë.

Kjo nuk është hera e parë që konfiskohen pako droge me imazhin apo inicialet e sulmuesit të Juventusit.

ronaldo3.PNG

ronaldo2.PNG

ronaldo1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038478374481201