INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Corriere della Sera: Tregu i drogës po pasuron një brez shqiptarësh

Corriere della Sera: Tregu i drogës po pasuron një brez shqiptarësh

Publikuar më: 14:36 15-08-2019

Italiania Corriere Della Sera ditwn e sotme i ka dedikuar një shkrim shqiptarëve. Duke folur për rrugën e re për në Londër, media italiane shprehet se tashmë djemtë shqiptarë të ushqyer me adrenalinë kanë kaluar nga prostitutat në rrugët e Milanos, tek tregu i heroinës në Londër.

Mbi operacionin e policisë shqiptare në aeroportin e Rinasit, "Corriere della Sera" shkruan se të arrestuarit me dokumente të falsifikuara do të tranzitonin në aeroportin Malpensa të Milanos e Orio al Serio të Bergamos para se të mbërrinin në Londër, aty ku "tregu i kokainës, i heroinës, i marijuanës, po pasuron një brez shqiptarësh."

Ndarja e udhëtimit në 2 grupe konfirmon qëllimin e të arrestuarve për të përfituar nga ky moment popullimi i udhëtarëve gjatë muajit gusht, si rrjedhë dhe e mbylljes së aeroportit të Linates, në Milano.

Sipas medias italiane, hetimet mbi të arrestuarit po konfirmojnë lidhjet e tyre me botën e drogës, në periferitë londineze ku po mbërrinin për të përforcuar forcat e grupeve të trafikantëve.

“Corriere della Sera” sinjalizon faktin se dokumentet e identitetit nuk ishin të riprodhuara falso, por të dala nga zyrat e gjendjes civile gjatë grabitjeve apo nga nëpunësit e korruptuar.

Falso ishin vetëm foto teserat që korrespondonin me pasagjerë te vërtetë mes të cilëve dhe italianë që pa dijeninë e tyre po udhëtonin drejt  Londrës.

Askush nuk mund të përjashtojë se ushtarë të tjerë droge me të njëjtën mënyrë janë nisur më parë drejt Londrës apo do provojnë akoma të nisen.

"Ky operacion, - shkruan media italiane, - është një  pikë në favor të qeverisë shqiptare, e akuzuar me lidhje me botën e krimit dhe e përkufizuar nga vëzhgues të huaj si një narkoshtet."

Narkotrafkantët shqiptarë në Londër veprojnë  në bazë grupesh të lidhura nga gjaku. Ata kanë dy karakteristika të dallueshme: grupet e të rinjve mjaft të ekspozuar në rrjetet sociale e që veprojnë në zonat Parsons Green, Barking and Dagenham, e Kilburn; Hellbanianz te Londrës, e grupi i të mëdhenjve që janë mjaft të rezervuar, trafikojnë sasi të mëdha droge e kanë lidhje me mafien italiane Ndrangheta.

"Nga vitet '90 kur shqiptarët u shfaqën në rrugët e Milanos, duke mbushur trotuaret me prostituta e deri më fuqinë aktuale kriminale, ka një ndryshim të madh. Shqiptarët sot  kryejnë marrëveshje të drejtpërdrejtë për drogën me narkos amerikano jugorë, ndryshe nga klanet e tjera narkotrafikantë që bashkëpunon me ndërmjetës. Kjo i lejon të kenë shpenzime më pak e të verifikojnë drejtpërdrejtë cilësinë e mallit", - përfundon artikullin “Corriere della Sera”.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381