INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Coachella dhe shumë surpriza! Një lidhje e re në botën e showbizz-it? Modelja kapet mat me...FOTO]

Coachella dhe shumë surpriza! Një lidhje e re në botën e showbizz-it? Modelja kapet mat me...FOTO]

Publikuar më: 13:06 23-04-2018

Shumë meshkuj lënë kokën për të, por deri tani nuk e kemi parë që të pranojë ndonjë lidhje publikisht.

Kendall Jenner ka qenë e pranishme në Coachella dhe mediat ndërkombëtare po vlojnë nga shkrimet rreth faktit se bukuroshja është kapur mat nën shoqërinë e Dj të famshëm Diplo.

Sipas TheSun, Kendall është parë të kalojë shumë kohë nën shoqërinë e 39-vjeçarit, Thomas Wesley Pentz në një pjesë ku zhvillohej fushata e promovimit të produkteve të bukurisë të motrës së Kendall.

Ai dhe modelja 22-vjeçare janë fotografuar në çaste shumë të afërta me njëri-tjetrin, duke ngritur dyshime se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se shoqëri.

Një burim i afërt me dyshen është shprehur për TheSun: “Me Kendall dhe Diplo kishte shumë prekje dhe nuk munguan as përqafimet e ngrohta”.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi Diplo ka ndarë me fansat një foto në Instagram ku shfaqet përkrah Kendall dhe shprehet se thjesht po bëjnë pak muhabet pas partit.

Të jetë kjo një lidhje e re në botën e showbizz-it? Ku i dihet koha do të na tregojë më shumë...

ZXCZXCQWD.PNG

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154