INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmimi i lartë i karburantit, protesta edhe në Bullgari

Çmimi i lartë i karburantit, protesta edhe në Bullgari

Publikuar më: 15:30 19-11-2018

Pas Francës, edhe qytetarët bullgarë ngrihen në protestë. Dhe qëllimi është i njëjtë ata protestojnë kundër çmimit të lartë të karburantit.

Sipas mediave protestuesit kanë dalë në rrugët e Sofjes duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Në disa qytete të Bullgarisë shoferët bllokuan rrugët e qytetit, ndërsa u bllokuan edhe disa pika kufitare.

Ndërsa në kryeqytet, protesuesit bënë një marshim paqësor nga Parlamenti deri tek ndërtesa e kabinetit qeveritar pavarësisht kushteve atmosferike.

Ndërkohë prej tre ditësh edhe në Francë protestohet kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324