INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenduria e radhës: Kim Jong-un ekzekuton me raketa 5 zyrtarë të lartë

Çmenduria e radhës: Kim Jong-un ekzekuton me raketa 5 zyrtarë të lartë

Publikuar më: 10:08 28-02-2017

Bëhet fjalë për 5 zyrtarë të nivelit të lartë të shërbimeve sekrete, të cilët janë vrarë me artiljeri kundërajrore. Ndërkohë, shefi i agjencisë, Kim Wong hong ka pasur fatin të dënohet, të paktën për momentin, me arrest shtëpie. Kim, 72 vjeç, ishte shkarkuar nga detyra në mes të janarit nga drejtuesi i Ministrisë së Sigurisë, pasi një hetim i kryer nga Partia e Punës arriti në përfundimin se agjencia kishte abuzuar me pushtetin e saj, duke hartuar një raport të falsifikuar që kishte rënë në duart e liderit Kim Jong Un.

Ministria për Sigurinë e Shtetit në Korenë e Veriut është e njohur për kontrollin e rreptë ndaj qytetarëve, për identifikimin e spiunëve dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që përbëjnë një kërcënim potencial për regjimin. Drejtori i shkarkuar e mori detyrën në vitin 2012 dhe njihet si personi që çoi në arrestimin dhe ekzekutimin e Jang Song thaek, xhaxhai i liderit aktual të vendit, që u ekzekutua në dhjetor 2013.

Pas shkarkimit, Kim urdhëroi heqjen e statujës së babait të tij Kim Jong il nga selia qendrore e agjencisë së inteligjencës, me argumentin se ajo nuk e meritonte një nderim të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229