INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenduri në Francë, nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses [VIDEO]

Çmenduri në Francë, nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses [VIDEO]

Publikuar më: 15:25 20-10-2018

Çmenduri në një shkollë franceze. Nxënësi i ka drejtuar mësueses pistoletën duke e urdhëruar që të shkruaj “Shkruaj që jam këtu”.

Ndërsa një shok i tij është ngritur në këmbë për të bërë një gjest para ‘smartphone”-t, që po filmonte skenën.

Këto imazhe tronditëse vijnë nga Franca në shkollën Edouard-Branly të Créteil.

Studenti dhe personi tjetër që duket në video janë arrestuar nga policia.

Në video duket që djali, ka thënë në fillim, “Shkruaj që mungoj”, për ta korrigjuar më pas me “që jam këtu”, duke kërcënuar mësuesen të ndryshojë notën në regjistrin elektronik.

Article Logic
Execution time: 0.0032930374145508