INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenduri e kaos në futbollin grek, presidenti i PAOK me pistoletë në fushë [FOTO]

Çmenduri e kaos në futbollin grek, presidenti i PAOK me pistoletë në fushë [FOTO]

Publikuar më: 11:13 12-03-2018

Çmenduri në kampionatin grek të futbollit ku presidenti i skuadrës së PAOK ka hyrë në fushë dhe ka tentuar të godasë gjyqtarin kryesor të ndeshjes kundër AEK.

Në minutën e 84-t të ndeshjes që luhej në Selanik, Varela shënoi me kokë golin e avantazhit për PAOK, por gjyqtari, pas sinjalizimit të vijërojtësit, e anuloi duke menduar se Mauricio kishte penguar portierin.

Protestave të lojtarëve në fushë iu shtuan edhe ato të presidentit të klubit, Ivan Savidis, i cili zbriti nga tribuna dhe hyri në fushë, me pistoletë në brez, duke u thënë lojtarëve që të linin ndeshjen, edhe pse ata refuzuan fillimisht.

Më pas, bashkë me drejtorin teknik, Ljubos Mishel, kërcënoi gjyqtarin e ndeshjes dhe u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për ta larguar nga fusha e lojës mes një kaosi të pabesueshëm.

greqi.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715