INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Çmendi'' publikun me kërcimin e saj në tub, moderatorja shqiptare ka diçka për t’i thënë familjes [FOTO]

''Çmendi'' publikun me kërcimin e saj në tub, moderatorja shqiptare ka diçka për t’i thënë familjes [FOTO]

Publikuar më: 17:28 23-10-2018

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Dance With me”, moderatorja e njohur Leila Kraja ka kërcyer në një tub, një performancë kjo që u mirëprit me shumë duartrokitje nga publiku. E veshur me një bodysuit gri që i ekspozonte vithet, Leila, së bashku me partnerin e saj, Robert Berishën, u vlerësuan me çmimin e natës për kërcimin e tyre ekzotik.

Pas përfundimit të kërcimit, Roberti falenderoi produksionin që i ofroi të ishte pjesë e këtij spektakli dhe tha se u kënaq shumë. Ndërkohë që Kledia Kadiu zbuloi se Leila i kishte kërkuar ndjesë paraprakisht për performancën.

“Po, i kërkova ndjesë se nuk e dija si do të performoja se është hera ime e parë. Por i kërkoj ndjesë edhe familjes time, por është për hir të spektaklit” –tha Leila.

leial.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375