INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmendet moti, reshje dhe shtrëngata në disa qytete të vendit

Çmendet moti, reshje dhe shtrëngata në disa qytete të vendit

Publikuar më: 10:15 28-12-2017

Shqipëria do të jetë sot nën pushtetin e reshjeve të shiut ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Sipas parashikimeve të meterologëve në disa zona të vendit priten reshje mesatare, ndërsa në Veri dhe Jug ata do të jenë intensive. Në disa qarqe si Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet do të jenë shumë intensive shoqëruar edhe me shtrëngata. Në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore, që do të shfaqen në lartësinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, ndërsa nesër priten të zbresin deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 °C / 14 °C, në vendet e ulëta: 8 °C / 11 °C dhe në vendet malore: 2 °C / 5 °C. Era do të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore, ku do të arrijë shpejtësinë mbi 50km/orë.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559