INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenden gjermanët dhe Lewandovksi, Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë! [VIDEO]

Çmenden gjermanët dhe Lewandovksi, Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë! [VIDEO]

Publikuar më: 11:25 13-08-2018

Bayern Munich siguroi trofeun e parë sezonal, duket fituar Super Kupën e Gjermanisë përballë Eintracht Frankfurt. Kjo ndeshje pati protagonist vetëm një ekip. Bayern shfaqet dominues që në fillim dhe goli vjen shumë shpejt në minutën e 21’ me atë të Lewandovksi, duke e çuar në 1-0 rezultatin. Ekipi i Eintracht përpiqet të marr veten, por nuk tregohen të saktë në gjuajtjet e tyre. Në minutën e 26’ Lewandowski shënon përsëri, duke dyfishuar rezultatin. Përpos aksioneve të shumta nga të dyja ekipet pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, Bayern godet sërish. Fillimisht në minutën e 54’ Lewandowski shënon golin e tretë personal në këtë ndeshje. Që në atë moment Eintracht u duk sikur u dorëzua. Në minutën e 63’ francezi Coman shënon golin e katërt. Bayern vazhdoi të sulmonte dhe në minutën e 85-të Thiago Alcantara shënon golin e pestë duke vulosur në këtë mënyrë shkatërrimin e Eintracht. Një fitore e rëndësishme kjo për moralin e skuadrës për sezonin e ri, gjithashtu edhe për trajnerin Kovac që debutoi me fitore.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883