INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilat janë ushqimet që na ndimojnë të marrim ngjyrë më shpejt?

Cilat janë ushqimet që na ndimojnë të marrim ngjyrë më shpejt?

Publikuar më: 12:00 17-07-2016
Dielli i fortë dëmton lëkurën tonë dhe pasi vitet kalojnë ajo humbet elasticitetin dhe hidratimin e saj. Çfarë mund të bëjmë ne për ta ndihmuar atë të marrë ngjyrë shpejt dhe në mënyrë shumë të shëndetshme është të konsumojmë në mënyrë të përditshme disa perime dhe fruta që do na ndihmojnë dalëngadalë të përftojmë një ngjyrë verore.
Disa nga ushqimet që na ndimojnë të nxihemi më shpejt janë:
1.      Karrotat (shumica e kremrave të cilat fokusohen te nxirja e lëkurës përbëjnë alpha karrotën). Duke konsumuar karrota në jeten tonë të përditshme do vëmë re një ndryshim të theksuar te ngjyra e lëkurës.
2.      Mango (përmban më shumë Vitamine A se sa çdo frut tjetër ) Vitamina A është ajo që na ndihmon të marim ngjyrën që dëshirojmë gjatë verës dhe duke konsumuar Mango e përftojmë atë ngjyrë akoma me lehtësisht.
3.      Spinaq (përmban antioksidantë dhe beta karrotën, të cilat na ofrojnë një lëkurë me ngjyrë që shkëlqen)
4.      Domate (duke kosumuar domate në jetën e përditshme përveçse na ndihmon të nxihemi më shpejt, gjithashtu mbron lëkurën nga rrezet e diellit )
 Kur shkoni në plazh, çfarë mund të bëni për të marrë ngjyrë shpejt është të përdorni vaj ulliri ose vaj kokosi, që janë dy nga vajrat më të mirë, te cilat dhe ndihmojnë për një ngjyrë sa më të bukur, por dhe mbajnë lëkurë të bukur dhe të hidratuar.
 Si përfundim, një rekomandim për personat që digjen shumë shpesh dhe lehtësisht, çfarë mund të bëni për ta hidratuar menjëherë lëkurën pasi jeni djegur është të aplikoni te ëkura kos, kështu e freskoni dhe dalëngadalë do thithë skuqjen.
Për më shumë informacione interesante për tema bukurie dhe fitnesi, ndiqni Sarën çdo të shtunë në orën 16:00 në emisionin IN Life, vetëm në IN Tv
 
Article Logic
Execution time: 0.0044000148773193