INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilat janë hapat e tjerë për liberalizim të vizave në Kosovë?

Cilat janë hapat e tjerë për liberalizim të vizave në Kosovë?

Publikuar më: 09:25 31-08-2018

Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian i ka hapur rrugë vendimmarrjes në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vendimi final nga ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së pritet të merret në takimin e fundit për këtë vit, që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor. Kurse qytetarët e Kosovës pritet të lëvizin pa viza në zonën Schengen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme LIBE i Parlamentit Evropian me 30 vota për, 2 abstenime dhe 10 kundër ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e mandatuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin që t’i hapin negociatat trepalëshe Komision – Parlament – Këshill për formulimin e marrëveshjes për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Pas këtij vendimi PE duhet ta miratojë në seancë plenare vendimin për liberalizim dhe më pas vendimi final merret në takimin e fundit për këtë vit të Këshillit të Ministrave me përbërjen e ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor. Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka thënë për gazetën “Zëri” se Kosovës i mbetet të vazhdojë lobimin te shtetet e rëndësishme, si Gjermania, Franca e Holanda.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773