INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cikalleshi dhe Sadiku njëzëri: Me Izraelin vetëm për fitore [VIDEO]

Cikalleshi dhe Sadiku njëzëri: Me Izraelin vetëm për fitore [VIDEO]

Publikuar më: 18:41 09-06-2017

Ti shohësh të dy përkrah njëri-tjetrit në fushë ndodh shumë rallë. Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku mbeten në balotazh për rolin e sulmuesit titullar në Kombëtare dhe kjo pritet të ndodhë edhe në Izrael.

Në gjysmën e dytë te sezonit, Cikalleshi i rikthye protagonist në Superligën turke me Akhisarin, duke realizuar 7 gola. Megjithatë, mungesa e golit ndihet disi në Kombëtare.

“Në klub është më ndryshe, sepse skema është më sulmuese dhe shanset për gol janë më të shumta. Sigurisht edhe në Kombëtare, pavarësisht se luajmë vetëm me një sulmues, kjo është mundësia më e mirë për rezultate pozitive. Një sulmues matet me gola, por në Kombëtare përveç paraqitjeve të mira, shpesh më kanë penalizuar shtyllat. Nuk dua të justifikohem me çështjen e fatit, por vazhdoj me profesionalizëm, ashtu si ndodhi në klub, me ndeshje të mira dhe gola. Uroj që të ndodhë edhe këtu. Do të jap më të mirën si në fushë, ashtu edhe jashtë. Kështu është futbolli, duhet pranuar me të gjitha gjërat që të ofron. Shpresoj që në Izrael të shënoj. Parësor është të fitojë ekipi, më pas nëse shënoj do të isha më i lumtur.

Kombëtarja në vitet e fundit dhe me arritjen në Europian, ka bërë ndeshje spektakolare dhe mjaft të mira. Duhet të rikujtojmë që gjithmonë rezultatet tona kanë qenë minimale. Ne jemi Kombëtare e vogël: vetëm puna në grup dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit na çojnë aty ku arritëm. Ecuria e fundit nuk ka qenë e mirë, por kemi pasur edhe rivalë të fort si Italia dhe Spanja. Pa u justifikuar, e kemi humbur disi agresivitetin e përpara Europianit. Humbja me Luksemburgun na dogji, por kështu e ka futbolli. Ndeshja me Izraelin është perfekte për ta ndryshuar situatën. futbolli të jep shanse të tjera dhe ky është shansi ynë. Duhet të pranojmë që duhet të bëjmë më tepër brenda fushës. E kemi pranuar publikisht dhe privatisht. Si një Kombëtare e vogël në krahassim me ekipet e tjera europuiane, e kemi treguar këtë ndeshje pas ndeshje. Vetëm kështu arrijmë rezultate pozitive. Izraeli është shansi ynë më i mirë. Jam i sigurt se lojtarët do të japin më tepër se 100 për qind edhe urojmë për rezultat pozitiv.

Te Basaksehiri nuk është se ishin të pakënaqur me mua. Në sezonin e parë realizova 13 gola. Në sezonin e dytë, fillimi ishte disi i vështirë dhe më mungonin minutat. Në fund të Janarit vendosa të lëvizja, pasi doja një skuadër ku të luaja. Jam shumë i kënaqur me mundësinë që më krijoi Akhisari. E ardhmja dhe kontrata me Basaksehir? Sipas kontratës jam sërish pjesë e Basaksehirit. Por, nuk do të thoja që kjo është përfundimtare. Personalisht dua të jem sulmuesi kryesor i ekipit. Duke qenë se atje është Adebayor, një lojtar i nivelit botëror, situata është e vështirë. Nuk dorëzohem, sepse statistikat e mia në gjashtë muajt e fundit tregojnë që kam shënuar më tepër gola se Adebayor”, përfundoi Cikalleshi.

I gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për të luftuar për një fanellë titullari me Sokol Cikalleshin. Armando Sadiku e ka lënë pas dëmtimin dhe kërkon gol ndaj Izraelit edhe pse e ka të qartë se vetëm një mes tij dhe Cikalleshit do ta nisi sfidën që nga minuta e parë në vijën e parë të sulmit.

”Kemi provuar madje kam luajtur disa ndeshje me Cikalleshin bashkë, madje dhe kemi shënuar më kujtohet sfida ndaj Gjeorgjisë, Sokoli ka bërë gol dhe ndaj Luksemburgut vitin e kaluar kur kemi qenë në fushë të dy. Mua më pëlqen të kem një partner, por siç e thotë edhe trajneri jemi një përfaqësuese e vogël dhe luajmë ndaj ekipeve shumë të forta, prandaj luajmë me një sulmues, por kënaqësia ime do të ishte të luaja sëbashku me Cikalleshin në sulm. Për skemat nuk mund të vendos unë, është trajneri ai që i bën zgjedhjet dhe ne i respektojmë ato. Pësova një goditje me Kukelin kokë më kokë dhe u çava pak te balli, ato dy ditë, por gjithçka ka kaluar tani jam mirë”.

Ecuria e Shqipërisë në këtë elimintore nuk ka qenë shumë pozitive, por jo cdo gjë duhet hedhur poshtë sipas sulmuesit të Luganos, me 26-vjecarin që nuk nguron të nënvizojë se kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe ndeshje të mira.

”Na kanë rënë ekipe shumë të forta në grup, mund të kishim bërë më mirë, por cfarë mund të themi për ndeshjen kundër Spanjës ata janë një kombëtare e madhe dhe e merituan fitoren. Edhe me Italinë patëm shanset tona, por nuk shënuam dhe më pas Italia na ndëshkoi. I vetmi peng në këto eliminatore është sfida me Izraelin që e humbëm në të tillë mënyrë. Por në këto eliminatore kemi bërë aq keq sa të thuhet se kemi prekur fundin. Euforia pas europianit ndoshta ka ndikuar. Pas ndeshjes me Luksemburgun u mblodhëm të gjithë lojtarët dhe dolëm në konkluzionin që nuk mund të na mposhti një kombëtare e vogël si Luksemburgun, euforia ka ndikuar keq, dhe nuk duhet të bëjmë më paraqitje të tilla, por ndaj Izraelit duhet të rikthehmi në rrugën e duhur”.

Një finale që duhet fituar me cdo kusht kështu e cilëson, Sadiku sfidën ndaj Izraelit, kombëtareje të cilës pavarsisht humbjes 0-3 në ndeshjen e parë, Shqipëria nuk i trembet aspak.

”Për ne është si një finale. Duhet të luajmë në grup dhe të japim më të mirën për ekipin. Duhet të shkojmë atje të marrim tre pikët sic na i morën ata ne këtu, ose më saktë sic na i vodhën se nuk mund të them që na i fituan. Do të bëjmë gjithcka për ta fituar atë ndeshje. Nuk mund të them që ata kanë një mbrojtje të pakalueshme. Ne kemi luajtur edhe përballë mbrojtjeve më të forta në Europian. Ne i respektojmë por nuk i kemi frikë, do të shkojmë në Izreal për të shënuar dhe për të marrë 3 pikët”.

Në fund sulmuesi nga Elbasani liroi nga përgjegjësitë trajnerin De Biasi duke theksuar se pesha më e madhe e fajit për këtë ecuri të dobët në sfidat e fundit u takon futbollistëve, ndërsa zbuloi edhe disa detaje për të ardhmen e tij  në rang klubesh që me shumë gjasa nuk  do të jetë më në kampionatin zviceran.

”Mendoj që sështë faji i trajnerit, është çështje psikologjike te ne trajnerët. Trajneri gjthmonë ka qenë i njëjti ka zhvilluar të njëjtat seanca stërvitore, por kemi qenë ne futbollistët që skemi dhënë më të mirën nga vetja”.

Article Logic
Execution time: 0.0039031505584717