INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti nga Britania e Madhe shëtit botën për të parë…[VIDEO]

Çifti nga Britania e Madhe shëtit botën për të parë…[VIDEO]

Publikuar më: 10:16 24-10-2017

Nën moton “çifti që vozit dhe rri bashkë”, një çift nga Britania e Madhe ka përshkruar 10 mijë kilometra për të mbërritur në Maqedoni.

Itenerari i udhëtimit ka përfshirë shtete si Gjermania, Italia, Sllovenia,Franca, Zvicra, Austria, Kroacia, Bosnja, Serbia, Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia shkruan “The Telegraph”.

Çifti e ka filmuar udhëtimin dhe pamjet e rregjistruara janë hedhur në YouTube ku mund të shihen lugina, liqene, male, rrugë të bukura dhe natyrë e larmishme.

Mjeti me të cilin ata kanë udhëtuar është një motoçikletë e tipit BMW, modeli S1000XR që i ka krijuar mundësinë çiftit të kënaqen dhe ta shijojnë aventurën në maksimum dhe siç thonë “kanë parë fytyra miqësore në Shqipëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0041899681091309