INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiftet e showbizz-it me jetëgjatësinë më të madhe [FOTO]

Çiftet e showbizz-it me jetëgjatësinë më të madhe [FOTO]

Publikuar më: 15:07 27-06-2016

Vërtet media dhe fansat shpërthyen me teori konspiracioni që synonin të gjenin kush ishte misteriozja “Becky” në albumin “Lemonade”. Por edhe nësa ka ekzistuar apo jo diçka e tillë, nuk ka dyshim se ka dashuri mes atyre të dyve. Beyoncé dhe Jay Z, janë një shembull i qëndresës me pothuajse 16 vjet bashkë që meriton një bravo të madhe. Por ata nuk janë çifti i vetëm Vip që i kanë rezistuar testit të kohës.

Dolly Parton dhe Carl Dean

Legjenda e muzikës country dhe bashkëshorti i saj, Carl Dean, festuan së fundi përvjetorin e tyre të 50 të martesës, në një festë madhështore brenda botës së muzikës dhe famës. Të dy u takuan në të 20-at e tyre përballë një lavanderie në Nashville. Ata dolën për dy vjet dhe u martuan në 30 maj, 1996. Parton shkroi këngën e saj hit, “From Here to the Moon and Back,” në nder të dashurisë së tij të përjetshme për Dean.

Victoria Beckham dhe David Beckham

Zërat për divorc kanë qarkulluar rreth stilistes së modës dhe yllit të futbollit prej vitesh, por të dy kanë qenë të bashkuar që nga martesa e tyre ë Irlandë në 4 korik, 1999. Posh dhe Becks gjithashtu kanë gjithashtu 4 fëmijë bashkë.

Cindy Crawford dhe Rande Gerber

Pasi supermodelja i dha fund martesës me Richard Gere, ajo u martua me gjigandin e jetës së natës, Rande Gerber, në 1998. Vitin e kaluar në përvjetorin e tyre, Craëford shkroi në Instagramin e saj: “17 vjet përpara ne vendosëm ta nisnim jetën bashkë. Përvjetor të lumtur, i dashur. Të dua!”

Snoop Dogg dhe Shante Broadus

Besojeni ose jo, këta të dy kanë qenë të dashur që në gjimnaz, në Long Beach, California. U martuan në qershor 1997 dhe tani kanë 3 fëmijë bashkë.

Tom Brady dhe Gisele Bündchen

Modelja bombë 35 vjecare dhe mesfushori 38 vjecar kanë qenë bashkë për më shumë se 9 vjet. U bashkuan në 2006 pas një “blind date” të organizuar nga një shok dhe u martuan në 2009.

Matthew Broderick dhe Sarah Jessica Parker

Edhe pse Sarah Jessica Parker u frekuentua me Robert Doëney, Jr. nga 1984 në 1991, ishte aktori Matheë Broderick që ia vuri syrin. Ata u prezantuan nga vëllai I saj në një shoqëri të vogël teatrore. U martuan më pas në 19 Maj, 1997 dhe kanë tani 3 fëmijë, një djalë dhe dy vajza binjake.

Elton John dhe David Furnish

Sir Elton dhe regjisori kanadez u bënë bashkë në 1993. Sapo martesat mes sekseve të njëjta u bënë të ligjshme në Angli, në Mars 2014, ata e kaluan marrëdhënien e tyre në martesë dhe patën një ceremoni të vecantë në Windsor.

Angelina Jolie Pitt dhe Brad Pitt

Këta të dy janë pa dyshim cifti më imun ndaj skandaleve dhe thashethemeve. Ata ranë në dashuri në 2004, ndërsa po xhironin Mr. & Mrs. Smith dhe ndërsa Pitt ishte akoma i martuar me Jennifer Aniston. Pasi pritën një vit apo më shumë për të dalë hapur publikisht, ata kishin qenë bashkë për rreth 10 vjet derisa më në fund u martuan në 2014.

Meryl Streep dhe Don Gummer

Streep dhe bashkëshorti i saj, Don Gummer, një skulptor, u martuan në 1978 pasi partneri i saj  John Cazale vdiq. Edhe me famën e saj të pabesueshme, aktorja modeste, fituese e Oskarit, ka arritur ta mbajë jetën e saj personale larg syrit të publikut.

Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi

Ellen DeGeneres krijoi dallgë në Hollywood kur doli zbuluar në 1997 dhe po atë vit, nisi një lidhje me aktoren Anne Heche që zgjati deri në vitin 2000. Në 2004, DeGeneres u lidh me aktoren australiane, De Rossi, me të cilën është e martuar që nga viti 2008, vit në të cilin martesat gay u lejuan me ligj në Californi.

Julia Roberts dhe Daniel Moder

Julia Roberts ka qenë e martuar me bashkëshortin kinematograf për gati 14 vjet. Vitin e kaluar , pasi u pyet nga Mario Lopez, “Një këshillë për suksesin e çifteve Vip?”, ajo u përgjigj: Nuk mendoj se kjo është ekskluzive për çiftet e njohur. Unë nuk mendoj për ne si një çift të famshëm, por nuk e di. Të puthesh”

Michelle Pfeiffer dhe David E. Kelley

Në 1993, aktorja e “The scarface” u përfshi në një takim të sajuar nga shoku i saj më i mirë me skenaristin e televizionit, David E. Kelley, dhe më vonë atë vit ata u martuan. Kanë qenë bashkë që atëherë dhe kanë dy fëmijë, Claudia dhe John.

Goldie Hawn dhe Kurt Russell

Këta të dy kanë ndoshta një nga historitë më interesante në Hollywood, që ka zgjatur më shumë se 3 dekada duke mos qenë as të martuar. Ata nisën të frekuentohen në 1983 por u takuan vite më parë në fund të viteve ’60, ndërsa xhironin filmin “The One and Only, Genuine, Original Family Band”.

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith

Will Smith ishte i martuar në 1992, por pasi u divorcua nga Sheree Zampino, u takua dhe u martua me aktoren Jada Pinkett në 1997. Përveç dy fëmijëve superyje, Jaden dhe Willow, çifti kanë mbajtur një profil të ulët por të hapur rreth martesës së tyre prej vitesh.

Sting dhe Trudie Styler

Muzikanti dhe aktorja u takuan në vitet ’80 dhe pas lidhjes së tyre, startuan bashkë edhe  fondacionin e tyre të suksesshëm Rainforest në UK. Ata u martuan në 20 gusht, 1992 dhe që atëherë janë bashkë.

Tom Hanks dhe Rita Wilson

Tom Hanks dhe Rita Wilson, të dy 59 vjeç, kanë qenë të martuar për 28 vjet dhe kanë dy djem bashkë, Chet dhe Truman. Vitin e kaluar, Hanks dha disa këshilla për martesën duke thënë se kushdo që martohej, po merrte pjesë në një akt guximi.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096