INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çift? Hailey Baldwin nxjerr bllof Justin Bieber-in

Çift? Hailey Baldwin nxjerr bllof Justin Bieber-in

Publikuar më: 18:32 11-02-2016

Ylli kanadez i muzikës ishte shprehur për revistën prestigjoze GQ se kishte rënë në dashuri me Hailey Baldwin, por bukuroshja 19 vjeçare duket se nuk e mendon në të njëjtën mënyrë.

Shumë Beliebera do ta ëndërronin atë moment, por për Haliey, fakti që Justin tha se “ajo është dikush që e dashuroj me të vërtetë” nuk është ndonjë gjë e madhe. Modelja amerikane i hodhi poshtë deklaratat romantike të Bieber me frazën e thjeshtë se “ata nuk janë një çift i vërtetë”. Baldwin bën me dije se gjërat ndërmjet saj dhe Justin nuk janë serioze, por në çdo rast është diçka që u përket vetëm atyre. Hailey mendon se marrëdhëniet në këtë moshë të re janë në vetvete të komplikuara, pa i shtuar asaj edhe presionin e syve të të gjithë botës që i ndjekin në çdo hap. Epo, që Bieber të hap telashe, kjo nuk duhet të ishte surprizë për modelen që e njeh prej një jete të tërë.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045