INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifiti i njohur i showbizz-it martohet! Fustani i bardhë, suprizat, momentet kulminante dhe shumë detaje të tjera i zbuloni këtu [FOTO]

Çifiti i njohur i showbizz-it martohet! Fustani i bardhë, suprizat, momentet kulminante dhe shumë detaje të tjera i zbuloni këtu [FOTO]

Publikuar më: 12:32 01-09-2018

Nën atmosferën e një feste të madhe, mes shumë të ftuarish, nata e provave të dasmës “mbretërore” italane ka pak orë që ka përfunduar, por të gjithë janë në pritje të asaj që do të ndodhë sot në Siçili, kur Chiara e Fedez t’i thonë “po” njëri-tjetrit, shkruan Class. 

Çifti Ferragi-Fedez kanë zgjedhur Pallatin Nicolaci në qendrën historike në Siçili. Në një stil barok siçilian e me një arredim tepër elegant, gjithçka ka nisur në ambientet e jashtme, në një aperitiv mes dritash romantike, ku të gjithë ë ftuarit kanë pritur ardhjen e të dashuruarve.

Fedez e Chiara kanë mbërritur në mbrëmje në bordin e një makine luksoze në ngjyrë të zezë, ai i veshur me një këmishë të personalizuar me logon popullore dhe ajo me një fustan të stiluar nga Prada enkas për të.

Përshëndetja më e bukur nga çifti ishte momenti kur u puthën në ballkon, duke i dhënë kështu “startin” mbrëmjes që do te zgjaste deri në orët e para të mëngjesit… Gjatë darkës, Chiara gjithashtu ka shpërndarë në Instagram-in e saj një tjetër puthje duke shkruar nën të dedikimin më të pastër: Të dua!

Cili ishte momenti më kulminant i festës?

Pikërisht ai i fjalimeve të njerëzve më të dashur të çiftit.

Duke nisur me nënën e Chiarës , babain, dy motrat e saj më të vogla, prindërit e Fedez dhe s’mund të mungonin gjithashtu miqtë e ngushtë të tij, të cilët i kujtuan edhe një herë se do të jenë gjithmonë krah tyre.

Ndërkohë ceremonia do të mbahet sot pranë një rrote panoramike që të kujton Coachellën, simbolin e festave të bukura…

chiaraaa.PNG

chiara1.PNG

3.PNG

4.jpg

7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030181407928467