INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ciara lë Future pa asnjë kacidhe: Mos i jep më gojës!

Ciara lë Future pa asnjë kacidhe: Mos i jep më gojës!

Publikuar më: 15:09 09-02-2016

Dikur ndanin një ndjenjë dashurie bashkë nga e cila lindi dhe djali i tyre, por tani më duket se nuk ka mbetur asgjë.

Asgjë përveç urrejtes dhe ofendimeve në mediat sociale. Po flasim për çiftin e artistëve Future dhe Ciara, të cilët së fundmi janë përfshirë në një "luftë" të ashpër gjyqësore. Sipas sajtit DailyMail, këngëtarja ka plotësuar një padi në gjykatën e Georgia-s më 21 janar, ku pretendon se Future ka bërë një lum shpifjesh rreth saj dhe aftësive për të qenë një nënë e mirë për djalin Future Junior. Jo vetëm kaq por ajo pretendon se akuzat e ngritura pa të drejtë për të, kanë dëmtuar edhe karrierën e saj muzikore. Tashmë Ciara kërkon që t'i kthehet mbrapsht dinjiteti i humbur, ndaj dhe pretendon nga ish i dashuri i saj plot 15 milionë dollarë për dëmin e shkaktuar. Hmmm shtrenjtë po e paguan "gjuhën e gjatë" Future!

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893