INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Evans lidhet me bashkë-protagonisten [FOTO]

Chris Evans lidhet me bashkë-protagonisten [FOTO]

Publikuar më: 13:22 12-05-2016

Nga rubrika “çifte që nuk i prisnit” vijnë dy emra të famshëm të ekranit.

Chris Evans, i njohur për rolin e tij heroik si Captain America dhe Jenny Slate janë njohur në setin e xhirimit të filmit “Gifted” ku të dy aktorët luajnë si protagonistë. Megjithëse e kanë mohur, duke u shprehur se thjesht janë bërë miq të ngushtë në shumë pak kohë, provat thonë të kundërtën. Ata kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin dhe së fundmi kanë dalë në takime katërshe bashkë me vëllain e Evans dhe të dashurën e këtij të fundit. Chris është single ndërsa bukuroshja 34 vjeçare sapo ka dalë nga një martesë 4 vjeçare. Tabloja duket e kompletuar. Ndërsa për sa i përket filmit, skenari dramatik flet për një xhaxha i cili futet në një betejë gjyqësore për kujdestarinë e mbesës së tij brilante pas vdekjes së motrës. Për ta parë të plotë, do t’ju duhet të prisni dhe pak pasi “Gifted” pritet të dalë në ekranin e madh të kinemasë më vonë gjatë këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0031812191009521