INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cheryl më në fund deklaron hapur shtatzaninë, tregon barkun shumë të fryrë! [FOTO]

Cheryl më në fund deklaron hapur shtatzaninë, tregon barkun shumë të fryrë! [FOTO]

Publikuar më: 11:41 23-02-2017

Ajo qëndroi e heshtur për shtatzaninë e saj kundrejt gjithë thashethemeve, edhe kur barku i ishte fryrë aq shumë sa nuk e mbante dot nën fustan.

Por kur vendosi që të dilte hapur për shtatzaninë e saj të parë me të dashurin Liam Payne, Cheryl bëri deklaratën më publike që mund të realizonte. Bukuroshja 33 vjeçare e shfaqi barkun e saj shumë të fryrë në një fushatë për bashkëpunimin ndërmjet The Prince’s Trust dhe L’Oreal Paris. Ish gjyqtarja e X Factor kishte refuzuar në raste të panumërta të komentonte mbi shtatzaninë e saj të parë, edhe pse fotot me bark të fryrë nuk munguan në daljet e saj të shumta. Tashmë duket se kishte ardhur momenti pasi në rast se do të vononte edhe pak, fëmija mund të lindte dhe përsëri do të kishim Cheryl që e mohonte gjithë këtë histori. Dy prindërit e ardhshëm ende nuk kanë folur për mediat mbi këtë fakt, por duket se ky është thjesht një formalitet. Cheryl dhe Liam thuhet të kenë filluar të frekuentohen bashkë në fshehtësi të plotë në dhjetorin e vitit 2015, por rrallëherë flasin për romancën e tyre.

cherylbu.jpg

cherylbu2.jpg

cherylbu3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258