INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Charlize Theron flet hapur: Nuk mund të pi më drogë, bëhem... [FOTO]

Charlize Theron flet hapur: Nuk mund të pi më drogë, bëhem... [FOTO]

Publikuar më: 20:50 03-11-2017

Charlize Theron aktorja dhe producentja e shumë filmave hollivudianë ka pranuar se ka përdorur lëndë narkotike për një kohë të gjatë, në të shkuarën.

Sot aktorja e bukur e Hollivudit është 41 vjeç dhe bashkë me dy fëmijët e adoptuar, djalin Jackson dhe vajzën August, ka treguar se ka qenë pak ‘e lëvizur’ në moshë të re. Duke folur për një program radiofonik, ka thënë: “Nuk mund të përdor më lëndë narkotike sepse bëhem menjëherë shumë pak interesante. Nuk kam dëshirë të flas. Bëhem e tërhequr dhe nuk kam më ç’të them. Kur isha 20 vjeç sapo zgjohesha pija marijuanë, por në një pikë nuk arrita ta bëja më. Deri në një moment, gjithçka shkonte mirë, por më pas më linin fuqitë. Sot, shkoj të shtrihem në orën 9 të mbrëmjes dhe zgjohem në orën 6 e gjysmë, në mëngjes.”, ka treguar Theron, shkruan gazetadita.al. Kur është pyetur nëse kishte përdorur kokainë, Theron ka thënë: “Epo, kam eksperimentuar. Kam provuar edhe ekstazy por jo për një kohë të gjatë. Kur isha më e re mendoja që do vinte koha që do bëhesha me fëmijë dhe do humbisja shumë gjëra pa provuar. Pastaj, sapo bëra 30 vjeç, hoqa dorë nga të gjitha” , ka përfunduar Charlize.

3DF01D8E00000578-4280888-Out_and_about_Charlize_Theron_was_spotted_on_Friday_taking_in_a_-m-60_1488615906057.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439