INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chance the Rapper siguroi 7 nominime Grammy pavarësisht se nuk ka shtëpi diskografike! [FOTO]

Chance the Rapper siguroi 7 nominime Grammy pavarësisht se nuk ka shtëpi diskografike! [FOTO]

Publikuar më: 15:34 08-12-2016

Nëse nuk keni dëgjuar asnjë nga këngët e Chance the Rapper, bëjini vetes një nder dhe kontrolloni llogarinë e tij në SoundCloud që tani.

Çfarë e bën këtë artist kaq të pëlqyeshëm nuk është vetëm fakti që ai është shumë i talentuar, që tekstet e tij janë po aq të reja dhe inovative sa ç’është muzika që ai vendos në sfond. Ajo që e bën vërtetë unik është fakti se refuzon të bashkohet me një shtëpi diskografike, pavarësisht se ka marrë oferta me tonelata. Gjithë muzikën e tij Chance e publikon tërësisht falas. Të gjitha albumet e tij transmetohen në internet pa asnjë lloj pagese duke e mposhtur kështu piraterinë online. Shumicën e fitimeve ai e siguron nga performancat në koncerte dhe shitjen e mallrave të tij. Urrejtja e tij për shtëpitë diskografike nuk e ka ndaluar albumin e tij që të arrijë shtatë nominime Grammy, dhe të mendosh se filloi si një album vetëm-streaming që theu në mis Billboard Top 10. Por ai është super i talentuar dhe duket se edhe vetëm kaq mjafton.

albuumch.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934