INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League, zhgënjejnë Real Madrid dhe Juventusi [VIDEO]

Publikuar më: 12:05 03-11-2016

Rezultati më befasues u arrit në sfidën mes Legias së Varshavës dhe Realit të Madridit, që përfundoi në barazim 3-3 me madrilenët që humbën mundësinë për të siguruar kualifikimin, ç'ka e bëri Borussia e Dortmundit pas suksesit 1-0 me Sportingun e Lisbonës të kualifikohet për turnin tjetër.

Në Grupin H, Juventusi e shtyu për më vonë festën e kualifikimit, pasi barazoi 1-1 në Torino me Lyonin. Kampionët e Italisë kaluan në avantazh të parët me Gonzalo Higuan nga pika e bardhë e penalltisë, por Tolisso barazon shifrat për Lyonin. Ndërkohë Sevilla fitoi shifrat 4-0 ndaj Dinamos së Zagrebit .

Në Grupin G, Leicester City hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit duke barazuar pa gola në fushën e Kopenhagenit, ndërsa rikthehet tek suksesi Porto, që fitoi në transfertë me Klub Brugge me gol të Andre Silvas.

Mbetet gjithcka e hapur në Grupin E, ku vazhdin të kryesojë Monaco pas fitores së thellë 3-0 me CSKA e Moskës. Fiton edhe Bayer Leverkusen ndaj Totenhamit në transfertë me gol të Kampl, me “Aspirinat” që parakalojnë në renditje pikërisht “Gjelat” e Londrës.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609