INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë tregojnë fotot që publikoni në Instagram, si zbulohet karakteri juaj

Çfarë tregojnë fotot që publikoni në Instagram, si zbulohet karakteri juaj

Publikuar më: 14:17 21-11-2018

Instagram është shndërruar në një nga rrjetet sociale më të përdorur nga të rinjtë. Duke u fokusuar më shumë tek fotot studiuesit kanë nisur të analizojnë edhe psikologjinë e përdoruesve.

Ata njerëz që janë të vetmuar janë të prirur të postojnë foto më me pak ngjyra, të paktën në këtë përfundim ka arritur studimi i fundit.

Disa studentë morën pjesë në një pyetësor online për të parë personalitetin e tyre.

Në analizë u morën rreth 25000 foto për të kuptuar sesi individët përdornIn ngjyrat në Instagram.

Kërkimi mori parasysh pesë anë të personalitetit narcizmin, sa i kënaqur je nga jeta, vetmia, sjellja ndaj rrjetit social dhe gjinia.

U pa se ata që ishin më romantikë postonin foto me shumë ngjyra ndërsa ata që nuk ishin të tillë vepronin ndryshe.

Fotot u analizuan në bazë të ngjyrës, harmonisë dhe diversitetit. Studiuesit arritën në përfundimin se njerëzit që ndiheshin vetëm postonin foto me pak ngjyra.

Analiza mori parasysh edhe faktorët si narcizmi dhe kënaqësia e jetës. Dhe shumë prej përdoruesve postonin në Insta foto me ngjyra të ndryshme ndërsa përdoruesit neurotik postonin foto më pak harmonike.

Sa i përket gjinisë, studimi tregoi te gratë kishin prirjen të postonin foto që ishin me më shumë ngjyra ndërsa meshkujt prireshin të hidhnin imazhe harmonike.

Prandaj kujdes kur të publikoni foto shumë lehtë mund të lexohet edhe personaliteti juaj.

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646