INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë tha Alfred Peza pas nisjes së hetimit të pasurisë së tij 1. 13 miliard lekë?

Çfarë tha Alfred Peza pas nisjes së hetimit të pasurisë së tij 1. 13 miliard lekë?

Publikuar më: 13:56 16-01-2017

Vetëm pak minuta pasi ILDKPKI publikoi vendimin se kla nisur hetimin e plotë të pasurisë së Alfred Pezës dhe të familjarëve tij, ka reaguar deputeti spocialist. Nëpërmjet një statusi në facebook, deputeti Alfred Peza është shprehur se mirëpret kontrollin e plotë nga ILDKPKI për pasurinë e familjes së tij, pas blerjes së 1 milionë dollarë aksione të një banke të nivelit të dytë. Peza inkurajon ILDKPKI t’i shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm këtij hetimi të thellë e shterues dhe se do të jetë në dispozicion të këtij institucioni 24 orë më 24
Alfred Peza në facebook:
“Sapo jam informuar në lidhje me njoftimin më të fundit për shtyp të ILDKPI, që i adresohet personit tim, me cilësinë e Deputetit tëe Kuvendit të Shqipërisë.
Mirëpres kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKP ka nisur sot në lidhje me pasurinë e familjes time. Inkurajoj IDKPI ti shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm këtij hetimi të thellë e shterues.
Nxis institucionin që me të njëjtën ndjeshmeri dhe seriozitet të hetoje këdo nga të zgjedhurit e Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhurit lokale dhe persona të tjerë subjekt i hetimit nga ana e këtij institucioni, sot e në vazhdimësi, për të cilët ka patur, ka apo do të ketë indicie të njëjtë apo të ngjashme. Unë dhe bashkëshortja ime, jemi të hapur dhe do të qëndrojmë 24 orë/ 24 në dispozicion të ILDKPI për të bashkëpunuar në sqarimin dhe përfundimin e plotë të kontrollit dhe hetimit të sapo nisur”.

Article Logic
Execution time: 0.0068168640136719