INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë të bëni kur ju pëlqeni miku juaj dhe doni të lidheni me të

Çfarë të bëni kur ju pëlqeni miku juaj dhe doni të lidheni me të

Publikuar më: 16:00 31-08-2017


E keni mik, por njëkohësisht ju pëlqen dhe doni të keni me të diçka më tepër se kaq. Kur ju duket i painteresuar, është disi e vështirë për t’ja shprehur, apo jo?

Ne ju sjellim katër taktika se si t’ja bëni të qartë dëshirën që keni mikut tuaj, funksionon! Mjafton të tregoheni gjithmonë vetvetja!

Stop së qeni “mikja e ngushtë”!

Nëse me të vërtetë ju intereson ky djalë, atëherë shmangni veprimet si një mike e ngushtë! Mos flisni për aventurat e nxehta që keni pasur në të kaluarën tuaj me djem të tjerë apo të hiqeni si eksperte për këto çështje! Nëse doni të dilni me të, silluni sikur jeni ju vajza e takimit të tij të ardhshëm!

Tregoni kujdes me komplimentet që i bëni!

Ai ka një mjekër të adhurueshme dhe ju çmendeni pas këtij tipari? Ose ju bie në sy se ka veshur një këmishë të re? Mund t’i thoni se duket “tepër seksi”, pra jo ta quani “i bukur”. Mund të tingëllojë çuditshëm fillimisht, por është hapi i parë për të pasur diçka përtej miqësisë.

Bëjini të ditur se ekziston dikush që ju dëshiron me çdo kusht!

Të jeni të sigurta se në këtë pikë ai do të bëjë të pamundurën për të qenë në qendër të vëmendjes suaj! Mbani parasysh se konkurrenca është nxitësi më i mirë për çdo djalë!

Hapni letrat mbi tavolinë!

Ju duket se ai mund të tërhiqet? Nëse e çoni ndërmend ta lini fare këtë muhabet, atëherë kujtohuni pse e nisët! Jini të bindura që ja vlen të flisni hapur, vazhdoni të tregoni afërsi dhe do të nxisni shkëndijat!

Article Logic
Execution time: 0.0019741058349609