INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë roli do të luajë Charlize Theron në

Çfarë roli do të luajë Charlize Theron në "Fast 8"?

Publikuar më: 12:35 11-02-2016

Duket se seria e tetë e filmit "Fast & Furious" do të ketë më shumë surpriza seç mendonim.

Sajti Deadline.com ka bërë të ditur se regjisori i filmit, Gary Gray, dëshiron të rekrutojë në kastin e tij Charlize Theron. Sipas këtyre të fundit, Gray është impresionuar aq shumë nga performanca e aktores në filmin "Mad Max: Fury Road", aq sa po insiston ti japë asaj rolin e personazhit negativ kryesor në "Fast 8". Ndërkohë raportime të tjera bëjnë me dije se axhenda e Theron është e lirë në periudhën që do të zhvillohen xhirimet e filmit, gjë që e bën edhe më të thjeshtë pjesëmarrjen e saj. Kujtojmë që regjisori Gary Gray dhe aktorja kanë punuar edhe më parë bashkë në "Italian Job". Sa i përket "Fast 8" ai pritet të dalë në kinema më 14 prill të 2017-tës!

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723