INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh? Tre vajza nga Durrësi brenda pak orëve tentojnë të vrasin veten

Çfarë po ndodh? Tre vajza nga Durrësi brenda pak orëve tentojnë të vrasin veten

Publikuar më: 09:48 12-05-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit ku 3 vajza nga zona të ndryshme kanë tentuar ti japin fund jetës

Ngjarja sipas informacioneve paraprake, ka ndodhur këtë të premte, në dy zona të ndryshme të qytetit, në lagjet nr. 11 dhe 15.

Vajzat kanë konsumuar medikamente mjekësore dhe fostoksinë, dhe aktualisht raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Bëhet fjalë për shtetasen E.D. 22 vjeçe, nga lagja nr. 11 dhe shtetasen E.M. 18 vjeçe, nga lagja nr.15.

Tenton vetëvrasjen edhe 16-vjeçarja në Shijak

Ndërkohë, një tjetër rast është regjistruar në Shijak një ditë më parë, kur një 16-vjeçare ka kryer të njëjtin akt. “Më datë 10.05.2018, në fshatin Shëtel, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksine dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve shtetasja A.S, vjeç 16. Neni 99 i Kodit Penal”, njofton policia.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223