INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh mes Katy Perry dhe Orlando Bloom?

Çfarë po ndodh mes Katy Perry dhe Orlando Bloom?

Publikuar më: 11:59 08-03-2017

A janë ndarë vërtetë Orlando Bloom dhe Katy Perry?

Mesa duket po, por sërish flasin dhe i shkruajnë mesazhe njëri-tjetrit. Pavarësisht se aktori 40 vjeçar së fundmi i dha fund marrëdhënies së tij me bukuroshen e muzikës pop, duket se 1 vit bashkë është një periudhë shumë e gjatë për t’u fshirë me një të kërcitur gishtash. Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se dyshja është ende në kontakt dhe nuk e kanë hequr mënjanë mundësinë e një ribashkimi. Të njëjtat burime shtojnë se Orlando thjesht nuk është i gatshëm për një marrëdhënie serioze, por rikthimi me Perry nuk është një mundësi për t’u përjashtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553