INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me çiftin tuaj të preferuar? Zayn Malik dhe Gigi Hadid sapo na treguan shumë gjëra [FOTO]

Çfarë po ndodh me çiftin tuaj të preferuar? Zayn Malik dhe Gigi Hadid sapo na treguan shumë gjëra [FOTO]

Publikuar më: 14:25 06-07-2018

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë dy personazhe shumë të njohur dhe komentuar njëkohësisht, por së fundmi ne mesin e tyre kanë ndodhur shumë gjëra... Ndarja, aludimi se Gigi mund të ishte në një lidhje me Lewis Hamilton dhe më pas bashkimi me Zayn. Të gjitha këto situata kanë bërë që këngëtari dhe modelja të jenë në faqet kryesore të shumë mediave rozë.

Ndërsa tani që po flasim, ata janë sërish bashkë, pas një sërë debatesh dhe çysht e vërteta duken shumë të lumtur, të paktën kështu na kanë bërë të mendojmë me fotot e fundit që kanë postuat në rrjetet sociale... Një e tillë është postuar edhe ditën e djeshme në rrjetin social Instagram, nga ana e modeles e cila e shikon me admirim këngëtarin.

Të lumtur dhe duke drekuar me njëri-tjetrin!

48ac7971-4e74-4cd7-a896-a356481625c5.jpg

Nuk e dimë edhe sa do të zgjasë kjo lumturi, por shpresojmë që dyshja të mos përfundojnë në të njëjtën situatë sikurse ajo e Justin Bieberit dhe Selena Gomesit të cilët pas një ribashkimi të vështirë i ndanë rrugët në një mënyrë shumë të çuditshme.

Gjithsesi rëndësi ka që një numër i madh fansash janë lumturuar për bashkimin e tyre dhe shpresojnë që dyshja të mos grinden sërish.

6ebf79ff342925e143004b3e9dc527dbb4ba0290.png_1200x630.png620x349.jpgpri_46552133-e1523204036425.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916