INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk thanë për lidhje-ndarjen me politikanin e njohur shqiptar, reagon për herë të parë Adrola Dushi: Që prej ditës…

Çfarë nuk thanë për lidhje-ndarjen me politikanin e njohur shqiptar, reagon për herë të parë Adrola Dushi: Që prej ditës…

Publikuar më: 19:31 29-08-2020

Prej disa kohësh, modelja e njohur Adrola Dushi ka qenë pjesë e mediave rozë për shkak të jetës së saj private. Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adrola është treguar mjaft e rezervuar dhe nuk ka bërë publike diçka nga jeta e saj private. Megjithatë ajo është përfolur për një lidhje romantike me një djalë nga Kosova, njekohesisht politikan, për të cilin u tha madje se Adrola do zhvendosej në Kosovë duke hequr dorë nga karriera e saj në SHBA. Edhe ditëlindja e saj pak kohë më parë u bë pjesë e portaleve, të cilat shkruanin se krah modeles ishte edhe partneri i saj. Të gjitha këto kanë bërë që Adrola të reagojë ashpër, duke sqaruar një herë e mirë statusin e saj në një postim në “Instagram”.

“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë:

Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye…Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”, shkruan modelja. Adrola me sa duket vazhdon të jetë ‘single’, totalisht e fokusuar tek djali i saj Troi dhe jeta e saj profesionale që shtrihet mes Amerikës dhe Shqipërisë.

ard.png

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992